Themeluesi i Vetëvendosjes, Albin Kurti thotë se shqiptarët në Maqedonisë e kanë gjendjen shumë keq.

“Shqiptarët në Maqedoni janë brenga ime e madhe. Është brengë e madhe. Me shqiptarët në Maqedoni është një shpërputhje e jashtëzakonshme midis përmasë së tyre dhe gjendjes së tyre”, kishte deklaruar kohë më parë, Albin Kurti.

Ai theksoi se paritë shqiptare në Maqedoni duhet të bashkëpunojnë me njëra tjetrën për ta ndryshuar karakterin e shtetit maqedonas.

“Në Maqedoni nuk kemi ndonjë bashkëpunim të veçantë me asnjë parti shqiptare. Më shumë jemi të interesuar që shqiptarët atje të mos i bëjnë pozitë opozitë njëri tjetrit po ta ndryshojnë karakterin e shtetit maqedonas”, është shprehur kandidati për kryeministër i VV-së, Albin Kurti.