Aleanca për Shqiptarët po ja del shumë mirë si një opozitë shumë e denjtë për pushtetin, duke denoncuar skandale të njëpasnjëshme të Qeverisë LSDM-BDI.

E fundit dhe më skandalozja ishte tenderi i Ministrisë së Shëndetësisë me ç’rast Ministri Filipçe kishte ndarë tender në vlerë 35 milion euro një firme të formuar vetëm katër muaj më parë.

Departamenti i Shëndetësisë nga Aleanca edhe këtë herë denoncoi në opinion skandalet që ndodhin në Shëndetësi që ka më shumë probleme esenciale në funksionim dhe ofrimin e shërbimeve ndaj qytatarëve. Pas presionit edhe të shoqatave joqeveritare, mediave dhe partive politike përfundimisht sot Ministri Filipçe është detyruar të anulojë tenderimin, përndryshe ASH dhe media të pavarura kërkuan dorëheqjen e tij.

Aleanca për Shqiptarët ditëve të fundit ka bërë denoncime edhe rreth problemeve infrastrukturore në disa qytete të vendit, duke përkujtuar pushtetin që të vendosin në fokus interesin e qytetarëve, përpara oligarkëve partiak dhe kompanive fantom.