Shkruan Shefik Duraku

Aleanca për shqiptarët si një parti relativisht e re dhe që gjatë gjithë kohës është përballur me vështërsi nga themelimi i saj fillimisht si LrPdsh e pastaj koalicioni Aleanca për Shqiptarët në zgjedhjet parlamentare 2016 që rezultoj si i dëmshëm për Ziadin Selën edhe përskaj dëshirës së tij për të bashkuar opozitën Shqiptare
Koha e dëshmoi se kjo ide e Z.Selës kishte shum armiq të brendshëm dhe të jashtëm..
Por ideja për bashkim dhe politikë ndryshe e Ziadin Selës falë këmbnguljes së tij po gjen mbështetje tek shqiptarët gjithandej nga Kumanova deri në Strugë .
Ecuria e Aleancës u përball me shumë sfida për një kohë të shkurtër,duke filluar nga formimi i Qeveris që ishte një kthesë historike dhe fati e deshi që pikërisht tre votat e Aleancës ishin vendimtare për formimin e Qeverisë reformatore,më pas ndodhi momenti historik i zgjedhjes së një shqiptari për her të parë Kryetar Kuvendi dhe prap votat e Aleancës ishin vendimtare dhe me peshë historike,por ky moment gjithashtu mbetet momenti që ka lënë shum gjurmë në kujtesën e Shqiptarëve të Maqedonisë e që do të përshkruhet me imazhin e mbuluar me gjak të Ziadin Selës.
Është faktë historik se kthesat e mëdha dhe ngjarjet historike ç’doher kanë nxjerrë Lider në sipërfaqe dhe me shumë të drejtë mundë të konstatojmë se më 27 Prill 2017 lindi lideri i Shqiptarëve të Maqedonisë dhe këtë e konfirmuan vet Shqiptarët me mbështetjen e tyre në zgjedhjet lolake të dhjetorit.
Aleanca për Shqiptarët është e vetmja parti që doli fituese dhe kishte rritje të trupit votues me 40% krahasuar me zgjedhjet e fundit dhe nga zero komuna, tani menxhon me tre komuna të rëndësishme që është një rritje e dukshme dhe shumë e rëndësishme..
Vlen të theksohet një faktë i rëndësishëm se të gjitha partit tjera kishin ulje të votave,disa edhe u fshin nga skena politike…
Nga kjo mundë të konstatojmë se Aleanca është targetuar dhe është destinuar nga vet shqiptarët që ti besohet legjimiteti i shqiptarëve për ti përfaqsuar intereset e tyre në pushtet..