Koalicioni ‘Aleancë me BESË’ ka zhvilluar një ndeshje futbolli në komunën e Likovës, dhe me këtë ka përcjellë mesazhin për zhvillimin e sportit në këtë komunë.

Nga ky koalicion njoftuan se: “Koalicioni Aleanca me Besë, sot në ora 18:00, ka zhvilluar një ndeshje futbolli në fushën e sportit “Rozafa sport”. Nga qendra e fushës, lojën e nisën, kandidati për kryetar të komunës së Likovës, Shaban Zendeli dhe kryetari i shtabit qendror, Bekim Afuzi.
Për ta ndjekur këtë ndeshje interesimi ishte shumë i madh, ashtu siç ishte edhe për të qenë pjesë e lojës, andaj shumë prejt tyre u inkuadruan duke zëvendësuar njëri tjetrin për disa minuta dhe në fund të gjithë u ndanë të kënaqur”.