Në sondazhin e fundit të realizuar nga  Tribuna.mk, edhe atë 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në pyetjen e drejtpërdrejtë se:

Për cilën parti politike do të votoni në zgjedhjet e ardhshme Parlamentare, rezulton se kolacioni qeverisës në krye me LSDM-në, ka fituar 34% të votave, kundrejt 29%, të votave  sa ka fituar koalicioni në krye  meVMRO-DPMNE-në.

Ndërkaq në kampin politik shqiptar në vend të parë bindshëm qëndron Aleanca për Shqiptarët duke grumbulluar 7 %, të votave, e ndjekur nga BDI, me një përqindje dukshëm më të ulët nga të gjithë pjesëmarrësit tjerë në sondazh.

Në vazhdim duke klikuar KËTU,  mund të shikoni edhe rezultatin e sondazhit që u mbyll sot. /fol.mk