Aleanca për Shqiptarët e filloi fushatën me rininë nga ura “Naser Hani” në Strugë, ura që e ka edhe simbolikën e saj.

Rinisë ju drejtuan me nga një fjalë rasti kryetari i rinisë ASH, Gojart Kaba, deputeti Syrja Rashiti, shefi i shtabit zgjedhor Garib Kaba, bartësi i listës për këshilltar Ymer Ymeri dhe kandidati për kryetar të komunës së Strugës, njëherit edhe kryetar i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i cili tha se edhe në 2013 fushatën e filloi me rininë dhe shënuam fitore ndaj edhe tani me rininë përpara drejt fitores./INA