Aleanca për Shqiptarët është ideologjia e lëvizjeve të mëdha politike që mund t’i trasojë përmes rrugës së saj ideologjike. Aleanca për Shqiptarët dhe lideri i saj Ziadin Sela është opcioni që mund ta kthejnë shtetin drejt mirëqenies dhe zhvillimeve të mëdha ekonomike dhe politike. Zgjedhjet lokale të këtij tetori po afrojnë, dhe në terren po shohim sesi partitë tjera politike shqiptare harrojnë të koaliconojnë me shqiptarët dhe për shqiptarët, ata i kthehen kiblës së vllazërim-bashkimit, ku lidhjet e tyre më tepër i shohin te maqedonët sesa te shqiptarët. Po ata duhet ta dinë se me shqiptarët bëhet aleancë, jo vetëm për të ruajtur pushtetin, por për ta ruajtur identitetin dhe përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në institucione.

Disa parti politike shqiptare bëjnë koalicione me LSDM e disa tjera me VMRO-DPMNE, dhe kështu këta pak shqiptar që janë me zemër do të dalin përballë tyre e do kërkojnë vota për ti mbështetur, por ato harrojnë se shqiptarët e vërtetë bëjnë koalicion me shqiptarët që bëjnë aleancë për të mirën e tyre dhe jo për interesin e tyre, vetëm e vetëm që të mbeten nën kontrollin e pushtetit. Këtë kontroll, shqiptarët do t’ua heqin si tortja nga goja dhe do ta destinojnë votën e tyre drejt kandidatëveAleancës për Shqiptarët në krye me Ziadin Selën.

Në këto zgjedhje lokale shqiptarët do ta shohin fytyrën e vërtetë të partive tjera politike shqiptare, duke bërë marrëveshje edhe me djallin vetëm për interesat e tyre të pushtetit, por jo edhe të interesit të qytetarëve. Qytetarët shqiptarë nuk bien pre e provokimeve dhe shantazheve, por se ata do të dinë të zgjedhin opcionin e pastër dhe të drejtë, që tashmë duket se po luftohet nga të gjitha partitë politike maqedonase dhe shqiptare me koalicionime të fshehta për ta goditur interesin e shqiptarëve, që ka vetëm një emër: Aleanca për Shqiptarët me kryetar Ziadin Sela.

©fol.mk