Të mirat nuk kanë fund, por gjërat që janë bërë në Maqedoni, duke e vënë theksin në miratimin e Ligjit për gjuhën shqipe, kryetarin shqiptar të Parlamentit, ngritjen e Universiteteve, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Mbrojtjes… këta vende dhe detyra dikur kanë qenë ëndrra për shqiptarët, ka thënë lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një intervistë me gazetarin Seladin Xhezairi.

“Unë personalisht nuk jam i kënaqur me këto që kemi bërë deri tani, sepse punë edhe shumë më të mëdha, por nga ana tjetër jam shumë optimist me angazhimet që ka ekzekutivi i Qeverisë dhe Parlamenti, si dhe partitë dhe pres ditë shumë më të mira për të gjithë qytetarët e vendit”, ka thënë Ahmeti.

Kryetari i BDI-së ka përshëndetur edhe njëherë arritjen e marrëveshjes për fqinjësi të mirë më Bullgarinë, ndërsa theks të veçantë në intervistë i ka kushtuar edhe kontestit të emrit me Greqinë.

“Nuk duhet harruar që problemi me emrin ne Greqinë që po zgjat kaq e sa vite. Besojmë se pas zgjedhjeve do ketë kontakte dhe takime në drejtim të arritjes së një kompromisi për zgjidhjen e çështjes së emrit. Dihet botërisht se kontesti për emrin është pengesë për Maqedoninë në rrugën euroatlantike. Qëndrimi i BDI-së dihet tashmë, ne duam të jemi në NATO, të rreshtuar me strukturën më të fuqishme politiko-ushtarake në botë për të patur më shumë siguri dhe stabilitet. Nga NATO nuk do përfitojmë vetëm ne, por edhe rajoni si tërësi, sepse do ketë paqe të përhershme. Anëtarësimi ne NATO s’do mend se do prodhojë marrëdhënie edhe më të mira ndëretnike, gje për të cilën duhet gjithë ne së bashku të punojmë”

https://www.facebook.com/TetovaaSot/videos/1751889281511195/