Ali Ahmeti, ka shënuar përvjetorin e 140 të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

“Edhe 140 vite pas Lidhjes së Prizrenit, si dhe pas aq shumë viteve nga Kongresi i Manastirit dhe shpallja e Pavarësisë, kombi ynë edhe në ditët e sotme ballafaqohet me po të njejtat sfida, nga po të njejtat adresa.

“Fara u mbuall” do të thoshtë me plotë të drejtë Abdyl Frashëri, ndërsa ne, frutat e asaj fare të mbjellur 140 vite më parë në kryeqytetin shpirtëror të shqiptarëve zotohemi për ta mbajtur Lidhjen gjallë.

Fryma rilindase shqiptare rron dhe do të rrojë e ngadhnjejë.” shkruan Ali Ahmeti.