Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në një konferëncë për shtyp deklaroi se zgjedhjet ishin të organizuara pa donjë problem të theksuar. Kjo tregon se vendi ynë tregoi pjekuri se mund të organizoj zgjedhje në bazë të standardave evropiane.

Ahmeti tha se, BDI-ja gjithmon ka këkruar që të mos parcializohet vota shqiptare.

“I kemi kërkuar partive të vogla të vogla të bashkohen që të mos humbin shqiptarët. Shqiptarët kanë humbur mandate. Ne kemi fituar, por nuk më gëzon kjo fitore. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të mbrojtur doktrinën tonë. Ne do të punojnë që ky vend të shkojë drejtë stabilitetit të plotë.BDI nuk ndryshon kursin e vetë, por do të punoj për një integrim në strukturat euroatlantike”, deklaroi Ahmeti duke shtuar se do të vazhdojnë të punojnë për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.