Kryetari i BDI­-së Ali Ahmeti gjatë emisionit politik “Zig­ Zag” në TV Art është shprehur se partitë e reja nuk kanë mjet tjetër, përveç të akuzojnë. “Partitë e vogla apo sapodala nuk e tejkaluan vetveten që të bashkohen dhe të bëhen kundër BDI-së dhe të mos rrezikojnë kështu humbjen e mandateve shqiptare.

Nuk bëhet kiameti nëse humb BDI, nuk është fjala se ne po frikësohemi, por le të fitojnë mandatet shqiptare. Ky është mandat vendimtar”, është shprehur Ali Ahmeti. “Nuk bëhet kiameti nëse humb BDI”, kjo është ndoshta një prej pikave ku kryetari i BDI-së është duke e pranuar në njëfarë mënyre humbjen e kësaj force politike në zgjedhjet e 11 dhjetorit, pasi dhe të qenurit opozitë për shqiptarët duhet të jetë një mundësi që Ahmeti duhet ta provojë.

Përgatitja e Ali Ahmetit për të shkuar në opozitë mund të jetë një shpresë për shqiptarët dhe për simpatizantët e këtij subjekti politik.