Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është një nga liderët e veçantë politik që nuk i le anash këngët dhe vallet. Ai është i njohur për evenimente të tilla, ku nuk mungon nëpër dasma të familjarëve, por edhe bashkëpartiakëve, informon INA.

Në një aheng të tillë duke hedhur vallen ai shfaqet edhe në dasmën e djalit të deputetit Xhevat Ademi. Në valle luajnë edhe kërçovari Fadil Zendeli, viceguvernatori i Bankës Popullore si dhe kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta.

Përveç valleve, Ahmeti shpesh nuk e lë edhe këngën, duke ia dhënë disa këngëve.