Analisti politik Qenan Aliu përmes një postimi ka shkruar për zgjerimin e koalicionit qeverisës, hyrjen e Lëvizjes BESA në Qeveri si dhe funksionimin e kësaj qeverie, ku sipas tij si do të funksionojë koalicioni dhe “çka do të bëjnë në Qeveri Afrim Gashi dhe Zeqirija Ibrahimi….

Postimi i plotë:

…Loja në tabelën e shahut ka marë konfigurim tjetërfare. Opozita shqiptare gjatë konstituimit të qeverisë ,konform raportit të numrave dhe peshën politike që kishin numrat e mandateve të tyre në atë momentum, nuk e shfrytëzuan me mençuri. Përgjegjësi mori vetëm ASH-ja por mospjesmarja e L. Besa gjithsesi se e shkallonte Aleancën. Por shikoni se çfar po ndodhë tani ; – Kryeminstri negocion për zgjerimin e koalicionit qeveritar për të bërë më stabile shumicën parlamentare edhe me L. Besa ( me legjitimitet juridik ) , me tre deputetët tjerë të kryesuar nga Afrim Gashi dhe me Pdsh-në. Kuptohet, qeveria akoma ka nevojë për mbështetje për ligjet për rreformat, por kjo nuk do të thotë se të gjithë duhet të bëhen pjesë e qeverisë. Mundet që të mos jeshë pjesë e qeverisë por me një deklaratë zyrtare duke ia kumtuar edhe drejtë kryeministrit se opozita do të mbështesë të gjitha ligjet për reformat e notuara në rraportin e Pribes po nuk do të jemi pjesë e qeverisë. Mirëpo me akomodimin troç në qeveri , kryeminstri Zaev e ka plotësisht të qartë se do ti bënë ZAP më mirë dhe më lehtë.Madje këta parti do të shërbenin për sharmin dhe rolin e të bërit të numrave protokollarë. Pra , në politikë veprimet e gabuara në kohë të gabuar u kushtojnë shumë vetë subjektëve politike dhe kuptohet edhe atyre që kanë aderuar besimin tek ta. Do të jetë interesante se – ÇKA DO TË BËJNË NË QEVERI AFRIM GASHI DHE ZEQIRJA IBRAHIMI ME KRIMINELAT E BDI-së BRENDA- mbase shpesh na patën deklaruar se ata KURRË nuk do të jenë bashkë në qeverisje me pjesë të kriminalizuar . Kjo SALLTOMORTALE politike e të gjykuarit nuk dallon fare nga ajo e fëmijëve të rritur. Por për çudi po marin politikën në dorë . E sa për qeverinë, qeveria është tepsi e madhe!