Analisti politik Qenan Aliu  në një prononcim të fundit në profilin e tij në fejsbuk e bën për  “pesë pare” njeriun e parë që i shet mend Ali Ahmetit,Artan Grubin i cili nga pamjet që u publikuan në media dukej se ishte kënaqur në koncertin e Dua Lipës. Ai duke  cituar një hadith të  profetit i drejtohet Artan Grubit, këshilltarit kryesorë të Ali Ahmetit me fjalët ** Kurë të humbësh TURPIN ,atëherë bën çtë duash ** dhe e pyet atë  se: A e  ka hëngër turpin edhe atë me “somun” Shkupi?

Në vazhdim shënimi i plotë i z Aliu:

Miq të dashur,
Profeti ka thënë ** Kurë të humbësh TURPIN ,atëherë bën çtë duash **.
A e ka hëngër TURPIN Artan Grubi edhe ate me somun Shkupi ?
Kurë shumkush nga shqiptarët anulon dasmat për martesat e më të dashurve të tyre në këto ditë tragjike të rajoneve të përmbytura, Shumë çifte të rrinjësh anulojnë zbukurimin e altarëve të nusërisë, shumë të vegjël paratë e grumbulluara për ditëlindjet e tyre i ndajnë për moshanikët e tyre të prekur nga vërshimet, ; ARTAN GRUBI ndanë kohë për të marë pjesë në koncertin e DUA LIPËS në Kosovë .
E pra BDI e nderuar, pse për këtë shef kabineti tuajin nuk është shembull i mirëfilltë ai i REKTORIT z. Vullnet Ahmeti i cili jo para mediave ,por tamam i përgaditur duke i përvjelur mëngët dhe duke ndihmuar familjet me punë fizike tanë ditën ? Pse nuk është shembull Zoran Zaev dhe shumë të tjerë ?
Po Grubi mundë të shkojë edhe në evenimentin e vytheve më të mira ,, Miss BUM BUM ,, në Brazil , edhe kjo mund ti falet por kurë të jetë këtu të mos tentojë të gënjejë e MASHTROJË dunjanë, me ,,mençurinë,, e tij dhe politikat publike të partisë së tij.

IMG_20160811_015628 ©fol.mk