Dy persona u vranë, ndërsa 6 të tjetër u plagosën në Finlandë pasi një shtetas i sulmoi me thikë. Autori u plagos në këmbë nga policia dhe ndodhet në paraburgim.

Pa kaluar as 24 orë nga sulmi terrorist në Barcelonë, një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar kësaj here në Finlandë, ku një person ka therur me thika disa persona të tjerë në qytetin jugperëndimor Turku.

Policia konfirmoi zyrtarisht se nga sulmi mbetën të vrarë dy persona, ndërsa 6 të tjerë u plagosën.

Pas ngjarjes  autori i dyshuar është qëlluar nga policia, duke u plagosur në këmbë.Ndonëse ende nuk konfirmohet zyrtarisht, disa media lokale shprehen se pasi ka kryer aktin, autori ka thirrur “Allahu Ekber”.

Policia njofton se agresori është tashmë në paraburgim, i plagosur në këmbë, ndërkohë që u dha edhe njoftimi paralajmërues për njerëzit përreth që të evitonin kalimin nga qendra e qytetit.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur në zonën e sheshit “Puutori-Market”. Pamjet nga vendngjarja tregojnë një trupin e pajetë të një prej viktimave të mbuluar me çarçaf të bardhë.

Një postim në “Twitter” nga policia finlandeze, në orën 16:40 me atë lokale, bënte të ditur se disa persona ishin plagosur me thikë në qendër të qytetit Turku. Ndaj u kërkonte njerëzve që të shmangnin kalimin nga qendra e qytetit