Dele Alli është bërë futbollisti më i kërkuar nga skuadrat e mëdha evropiane.

Ylli anglez si duket po i kalon ditët e fundit në Tottenham Hotspur pasi pas tij janë gjigantët më të mëdhenj evropian.

Tottenham Hotspur tani i kanë caktuar edhe çmimin e largimit lojtarit pasi nuk po arrijnë ta bindin për një kontratë të re.

Mediat angleze së fundmi kanë zbuluar se Tottenham po kërkon së paku 140 milionë euro për Dele Allin.

Chelsea dhe Manchester City janë dy gjigantët anglez që do ta bëjnë të pamundurën për ta ndalur lojtarin në Ligën Premier.

Ndërkohë në Spanjë, Alli është mes rivalëve të vjetër, Barcelonës dhe Real Madridit që gjithashtu janë të gatshme të shpenzojnë.

E kur është fjala për shpenzime nuk duhet lënë anash as PSG, e cila mund të bëjë ofertën më të lartë financiare, ndërsa në garë është edhe Bayern Munich.

Gjithsesi çmimi prej 140 milionë eurove pritet të jetë minimal, pasi Tottenham tani po fërkon duart dhe po pret se cila do të jetë oferta më e lartë për yllin anglez.

21-vjeçari ka kontratë me Spurs deri në qershor të vitit 2022, ndërsa iu bashkua skuadrës londineze nga MK Dons.