Ambasada Amerikane ka dalë sot me një deklaratë të fortë kundër protestës së opozitës.

Ajo ka dalë hapur dhe qartë kundër zgjedhjes së opozitës për protestën në Kuvend.

Ambasada Amerikane dënon protestën, tymuesit në Kuvend dhe incidentet e tjera.

Por jo vetëm kaq, Lu akuzon sërish Adriatik Llallën si kreun e akuzës që refuzonte të ndiqte penalisht politikanët.

Reagimi i plotë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën që ndodhi në protestën e sotme në Tiranë.

Ne mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike, hedhja e granatave tymuese në Parlament dhe dhuna nuk janë të pranueshme.

Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të nxisin qetësi.

Populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se reforma në drejtësi më në fund po zbatohet.

Komisionet e Vetingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para. Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur.

Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë.