Ambasada e Francës në Kosovës ka uruar formimin e Qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin, duke thënë se e presin sfida të shumta.

Ambasada franceze thekson se sfidat me të cilat përballet qeveria e tij janë të shumta, duke filluar me trajtimin e krizës shëndetësore, vazhdimin e reformave, konsolidimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe rifillimin e dialogut.“Urime z. Avdullah Hoti për zgjedhjen e tij Kryeministër dhe shumë suksese gjatë mandatit të tij. Ambasada dëshiron të ketë një bashkëpunim të ngushtë dhe të frytshëm me të dhe ekipin e tij. Sfidat me të cilat përballet qeveria e tij janë të shumta, duke filluar me trajtimin e krizës shëndetësore, vazhdimin e reformave, konsolidimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe rifillimin e dialogut, nën udhëheqjen e Bashkimi evropian”, thuhet në mesazhin e urimit. /Telegrafi/