Dështimin e bisedimeve të mbrëmshme për dalje nga kriza politike e komentuan edhe nga ambasada amerikane në Shkup nga e cila për televizionin ALSAT deklaruan se marrëveshja e Përzhinës mbetet rruga e duhur dhe më e mira për dalje nga kriza politike.

“Ashtu si edhe Bashkimi Evropian, ne e përkrahim në plotësi zbatimin e marrëveshjes dhe jemi të dedikuar ta ndihmojmë Maqedoninë gjatë zbatimit.Na vjen keq që katër udhëheqësit politikë nuk arritën konsensus dje për çështjet e pazgjidhura , në veçanti në lidhje me datën e zgjedhjeve dhe çështjen e medieve. Ne do të mbetet në kontakt me partitë dhe institucionet në rrugëtimin e tyre para. Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Maqedonia të ketë sukses , dhe mënyra për të bërë këtë është përmes zgjedhjeve të besueshme. Kjo do të kërkojë të gjitha katër partitë politike të bëjnë zgjidhje të vështira”, deklaruan nga ambasada amerikane në Shkup./Alsat-M/

ambasada-620x330