Zgjedhje më 5 qershor, ose në afatin e rregullt të tyre. Me këto linja të kuqet duket se nisi vazhda e negociatave të reja, me 3 partive VMRO, BDI e PDSH që deri dje kërkonin zbatimin e 24 prillit si datë për zgjedhje, si dhe LSDM-së. Burimet e ALSAT njoftojnë se prej dështimit të bisedimeve dy net më parë, partitë janë venë menjëherë në kontakt për të arritur pajtimin final, atë që pati shtruar si mundësi të vetme edhe komisionari Han, në deklaratën finale kur tha: Ju takon juve tashmë për të arritur zgjidhjen – na thërrisni kur të jeni gati”.

Burimet e ALSAT konfirmojnë gjithashtu se data finale e arritjes dhe publikimit të këtij pajtimi, është mëngjesi i të hënës, dhe sinjali i qartë dhe i saktë i duhet komunikuar BE-së.

Palët nisën që dje në mëngjes negociatat e tyre, jo vetëm me telefonata por edhe me takime jashtë vëmendjes së mediave, jo vetëm mes tyre por edhe me ndërmjetësin Vonhojte e gjithashtu edhe ambasadën amerikane në vend, e cila moderoi qëndrimin e saj për përmbushje kushtesh për zgjedhje, dhe jo thjeshtë respektim të datës, duke dalë në krah të LSDM-së. Megjithatë, partitë e tjera VMRO, BDI e PDSH këmbëngulnin se 5 qershori si datë për zgjedhje, dhe hapësira deri në këtë kohë për pastrimin e listës zgjedhore, ishte e mjaftueshme për një proces korrekt.

Edhe gjatë takimeve në Përzhino, më 15 janar, burimet e ALSAT citonin ndërkombëtarët se nëse ka vullnet të mirë, lista mund të pastrohej edhe për 3 javë, në të kundërtën as për 3 vjet! Data e zgjedhjeve ishte shqetësimi kryesor i LSDM-së, dhe siç mësoi ALSAT, palët theksonin se ekipimi i KSHZ-së, shërbimi publik televiziv dhe Agjencia e Mediave ishte klauzola që gjenin lehtë zgjidhje. Atë ditë u përfol se vetë Han pati marrë garancinë nga KSHZ-ja, në një takim paraprak me kreun e këtij institucioni Çiçakovski, për organizim adekuat zgjedhjesh. Po ashtu, kur la Shkupin, Han tha se jemi të gatshëm të ofrojmë të gjitha kapacitetet e BE-së për zgjedhje, por ngutuni se BE-ja ka halle më të mëdha se sa Maqedonia, sikurse kriza me refugjatët dhe ajo e terrorizmit.

Zgjedhje-620x330