Pas njoftimit të MPB-së, ambasada e Amerikës në Shkup paralajmëroi qytetarët e vet të cilët qëndrojnë në Maqedoni që të jenë të vëmendshëm.

“Ekziston rrezik i ndonjë sulmi terrorist nga ideologjitë ekstremiste në Maqedoninë e Veriut. Sulmet terroriste dhe incidentet e tjera të sigurisë shpesh ndodhin pa asnjë paralajmërim, ndërsa shtetasit e SHBA-ve inkurajohen që të mbajnë nivel të lartë të gatishmërisë”, thuhet mes tjerash komunikatën e ambasadës së SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut.