Këshilli Qendror i Bashkimit të Romëve në mbledhjen e sotme morë vendim ta kandidojë kryetarin e vet, Amdi Bajram për kryetar shteti.


Për portalin “Makfaks” Bajram thotë do të duhet ta pranojë vendimin e partisë dhe të hyjë në garën për kryetar shteti.

“Aq sa populli pijnë Koka Kola, aq vota mund të marr” . “Unë kandidoj për të fituar, kurse a do të fitoj do ta thotë populli”, tha Bajram.


Gjithçka që unë kam premtuar edhe e kam përmbushur. Unë jam njeri i fjalës, që në gjuhën rome do të thotë “Manush torollafi” dhe prandaj populli mua më beson tha Amdi Bajram dhe shtoi se partia e tij, ditëve në vijim do të mas rejtingun në fejsbuk se sa pëlqime do të marr.


Kërkohet kandidat konsensual, po a ka më të mirë se unë. Kam kandiduar në pesë cikle zgjedhore në Shuto Orizarë dhe kam fituar zgjedhjet lokale. Tani mbetet të shohim se a do ti fitoj zgjedhjet presidenciale.

E rëndësishme është pjesëmarrja dhe në histori do të shënohet se romët kanë patur kandidatin e tyre presidencial shtoi Amdi Bajram.


Përndryshe, zgjedhjet presidenciale do të mbahen me 21 prill, respektivisht 5 maj të këtij viti. /fol.mk