Në tubimin e mbrëmshëm në Ohër të koalicionit të drejtuar nga VMRO, Amdi Bajram ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave të tij skandaloze, njofton Zhurnal ndërkohë që bunda e tij e zezë ka rënë në sy krahas palltove tjera që kishin veshur anëtarët tjerë në këtë takim dhe që sipas tij kjo bundë nuk krahasohet me ato që kanë thënë të tjerët por është shumë më e shtrejtë.

Kjo bundë është nga kreatorë të njohur të modës dhe shumë e shtrejtë, e kam dhuratë nga nëna ime e cila 47 vite ka jetuar në Nju Xhersi e që vdiq para një viti e gjysëm, e kam dhuratë dhe e veshi gjithmonë se më vie sikur më përqafon ajo, ka thënë kështu Bajram.

A kur Nikolla Gruevski mbrëmë na tha të vishemi më trash se është ftohtë unë vendosa të vesh këtë bundë ndërsa në takime do të shfaqem me look të shtrejtë që të tregoj fuqi politike, stili im është i njejtë si Donald Trump andaj edhe fitoi, ka thënë mes tjerave Bajram, transmeton Zhurnal.