Kryeministri Zoran Zaev sot në seancën parlamentare iu përgjigj pyetjeve të deputetëve së bashku me ministrat e e tjerë të kabinetit.

Por ndërsa deputetët e tjerë parashtronin pyetje dhe ministrat e kryeministri përgjigjeshin, deputeti Amdi Bajram shfrytëzoi seancën e sotme për të pushuar.

Në pjesën më të madhe të kohës ai shihej duke fjetur, ndërsa edhe kur dikush ia prishte gjumin, ai përsëri vazhdonte duke mos humbur më shumë kohë.