Ameti: Jugohromi nuk hapet pa u vendosur filtrat

Kombinati metalurgjik “Jugohrom”, i cili u mbyll pas shumë protestave të qytetarëve, nuk do të rihapet deri sa të përmbushë obligimet për vendosjen e filtrave.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i ekologjisë Bashkim Ameti. Ai tha se në këtë drejtim ligji është i qartë dhe vlen edhe për Jugohromin.

Jugohromi nuk do mund të punojë pa vendosjen e flatrave. Gjithçka që parasheh ligji do të ndërmarrin ashtu siç kemi ndërmarrë deri më tani. Nuk do të lejojmë që askush të punojë pa respektimin e standardeve ekologjike”, tha ministri Ameti.