nalistët politik Albert Musliu dhe Petar Arsovski nuk besojnë se VMRO-DPMNE do të frenojë procesin e reformave që kanë të bëjnë me agjendën euroatlantike duke mos marrë pjesë në punën e kuvendit. Sipas Musliut për reformat e nevojshme rolin e tij do të ketë edhe faktori ndërkombëtarë ndërkaq frenimi eventual i tyre do të jetë në dëm të vetë atyre subjekteve politike vlerson Arsovski.

“Kuptohet se bojkoti nga ana e opozitës nuk mund ti ndihmojë reformat por vetëm se do ta kenë si barrë. Megjithatë duke pasur parasyshë se e gjithë situata dhe presioni i bashksisë ndërkombëtare do të kthehen në atë se kemi gjasa për antarsim në NATO dhe BE, mendoj se të gjithë faktorët politik në maqedoni do të kuptojnë se frenimi eventual i reformave vetëm ata do ti bëjë humbës. Kështuqë shpresoj se me kalimin e kohës do ta japin mbështetjen e tyre për ndryshimet e nevojshme”, thotë për MTV2, Petar Arsovski, analist politik.

“Për ato zgjidhje ligjore ku do të duhen dy të tretat sigurisht se do të përfshihen edhe partnerët tanë ndërkombëtarë dhe do të ketë ndonjë intervenim aty dhe nga ana e tretë kjo nuk është qëndrim përfundimtarë i VMRO-DPMNE-së. Ata presim të kenë kongres më 23 dhe besoj se për euroagjendën do të ketë gadishmëri për bashkpunim më të madh”, thekson Albert Musliu, analist politik.

Megjithatë dy bashkbiseduesit nënvizojnë se mospjesmarrja në punën e parlamentit dhe trupave të saj nga opozita nuk është mirë për demokracinë. Sipas Musliut opozita duhet të ketë rolin e saj konstruktiv dhe jo frenues sepse si e tillë mund të bëhet pengesë në punën e kuvendit dhe jo ndihmesë.