Gjatë periudhës katërvjeçare, duke filluar nga viti 2013 deri më 2016, rrjeti Ballkanik BIRN, nën moton “Komunat nën thjerrëz” ka analizuar buxhetet dhe llogaritë përfundimtare për një periudhë kohore duke bërë të qartë edhe rezultatet konkrete me të arriturat e kyetarëve të komunave përgjatë madatit të tyre, duke përfshirë edhe premtimet e dhëna gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale të vitit 2013.

Fatmir Izairi, kishte planifikuar të shpenzojë si kryetar komune i Zhelinës 6,7 milionë euro për vitin 2013-2016, por komuna e Zhenilës kishte shpenzuar vetëm diçka më shumë se 2 milion, euro që nënkupton se projektet kapitale të cilat i ka premtuar para qytetarëve si ka realizuar as pothuajse gjysmën e tyre.

Kandidati aktual Izairi tani kandidion edhe njëherë në postin e kryetarit të komunës së Zhelinës.

Prioritet i tij kryesor ishte ndërtimin e ujësjellësit, në programën politike të zgjedhjeve lokale, kishte premtuar kompletimin e dokumentacionit dhe ndërtimin e ujësjellësit regjional, nga e cila do të përdorshin ujin për pije 13 vendbanime. Në fazën e parë ishte planifikuar të ndërtohet rezervuari, nga i cili do të furnizoheshin me ujë, Zhelina, Palatica, Ozormishta dhe Leshnica e poshtme.

Në fazën e dytë të prjektit ishte paraparë rezervuari tjetër, që të zgjidheshte problemi me ujin e pijshëm për fshatrat, Grupçin, Debarcë, Larcë, Çiflik, Kopaçin Doll, Fshati i ri dhe Rogle.

Për ujësjellësin regjional ishin paraparë 3 milion euro, por deri më tani, pjesa më e madhe e projektit s’është realizuar dhe kjo nënkupton që problemi me ujin e pijshëm për 13 fshatra s’është zgjidhur.

Prioriteti i dytë kryesor i kandidatit në fjalë ishte, ndërtimi i rrjeteve të kanalizimit.

Ishte premtuar kanalizimi për fshatrat në Zhelinë, Strimnicë, Pallaticë, Ozormishtë dhe Trebosh. dhe përpilimin e dokumentacionit për kanalizim të përbashkët për fshatrat Debarcë, Larcë, Çiflik, Grupçin, Kopaçin Doll, Fshati i ri dhe Rogle, poashtu edhe ky projekt ishte planifikuar që të kushtojë 3 milion euro.

Nga 17 rrjetet e kanalizimit Izairi ka arritur të realizon vetëm 4.

Prioriteti i tij ishte edhe përpunimin e planeve urbanistike.

Ishte paraparë që në të gjitha vendbanimet e komunës urbanizimi, por deri më sot nuk është përpunuar asnjë plan urbanistik.

Poashtu edhe ndërtimi i rrugëve lokale ishte prioritet i tij që kishte vend special në programën e tij ishte edhe ndërtimi dhe rekonstruimi i rrugëve lokaleë

Kishte premtuar rekonstruimin e 7 rrugëve lokale si dhe asfalltimin e dy rrugëve, por për 4 vite, ai ka arritur të ndërtoj vetëm rrugën Leshnica e poshtme, ku janë shpenzuar më shumë se 130 mijë euro.

Nga këto satistika të kryetarit aktual, vërehet se ai s’mbanë përgjegjësi për atë që e premton, si dhe aspekti menaxherial i tij me fondet e komunës është katastrofal.