Kandidatët për Bashkinë e Shkupit nga LSDM dhe OBRM-PDUKM sot duhet të përballen në debat televiziv për Bashkinë e Shkupit.

Përveç takimeve me qytetarët, dy kandidatët do të përballen edhe mes tyre në hapësirat e muzeut të kulturës në Shkup. Servisi publik i Maqedonisë duhet të jetë nikoqir i debatit mes Petre Shilegov nga LSDM-ja dhe Koce Trajanovski nga OBRM-PDUKM-ja.

Ky debat do të jetë i pari mes kandidatëve të OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së pasi deri tani në përballje televizive kanë munguar kandidatët e partisë së Gruevskit.

Përndryshe, debati mbahet për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 tetor. /Telegrafi/