Nëse VMRO-DPMNE bën koalicion paszgjedhor me partitë shqiptare, kjo qenka dalje nga kriza, ndërsa nëse LSDM bën koalicion me të njëjtat është shqiptarizim, kjo nuk kalon. Kështu thotë ish kryeparlamentari Stojan Andov.

Ai në një deklaratë për “plusinfo” thekson se në këto zgjedhje nuk kishte fitues dhe për këtë arsye Qeverinë do ta formojnë koalicionet paszgjedhore.

“Nuk duhet të humbim kohë. Duhet menjëherë të fillojnë bisedimet për koalicione paszgjedhore. Partitë që kanë marrë pjesë në zgjedhje duhet të shërbehen me mjete ligjore dhe legjitime, të cilat janë në shërbim të sistemit parlamentar dhe pjesë të Kushtetutës dhe ligjeve. Frikësimi i qytetarëve, eksplorimi i forcës për shkak pakënaqësisë nga rezultatet e zgjedhjeve janë metoda të dëmshme për shtetin dhe qytetarët”, deklaroi Andov./portalb.mk