Kush e “rrëzoi” Gruevskin dhe si do të përfundojë ky vit 2017 për partinë kryesore opozitare, ishin vetëm disa nga temat që në edicionin e mbrëmshëm “Vetëm e vërteta” u diskutuan me Stojançe Angellov nga “Dinjiteti” dhe ish-deputetja Gjulistana Markovska, e cila tani mbështetjen e saj ua jep “reformatorëve”, përcjell Fol.

Për Stojance Angelov, dorëheqja e Gruevskit është përkeqësuar nga humbja e zgjedhjeve lokale.

”Në qoftë se Nikolla Gruevski, në vend të asaj fame apo konference qesharake për njerëzit intelegjentë në konferencën për shtyp në të cilën akuzonte disa shërbime të huaja, janë tërhequr me dinjitet, Maqedonia nuk do kishte kaluar nëpër këtë rrugë me gunga disa vjet, tashmë tre vjet, ku urrejtja brenda bllokit maqedonas arriti kulmin e tillë, ashtu që nuk besoj se ndonjëherë në histori janë urryer maqedonasit me maqedonasit”, tha Angelov.

Angelov në emision ka përsëritur se nuk ndjehet i gëzuar që Xhaferi si një ish-komandant i UÇK-së është kryetar i kuvendit, por se për zgjedhjen e tij, prap se prap ka votuar shumica e deputetëve. /Fol/