Gjendja e jashtëzakonshme ka sjellë edhe masa të reja në lidhje me dokumentet personale. Nëse vlefshmëria e kartës së identitetit ose pasaportës ka kaluar, dokumenti është akoma i vlefshëm për kohëzgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Toni Angellovski në një intervistë për “Sloboden Peçat”.

“Për këtë, qeveria ka miratuar një dekret me fuqi ligjore dhe është i vlefshëm. Pasi të mbarojë gjendja e jashtëzakonshme, qytetarët do të kenë 30 ditë për të rinovuar dokumentet e tyre.

Koha e punës për marrjen e dokumenteve personale është çdo ditë pune nga ora 8:00 e mëngjesit deri në ora 4:00 pasdite. Problemet me format e pasaportës janë tejkaluar dhe çdo qytetar mund të aplikojë përmes numrit të telefonit 072 92 92 92 ose në mënyrë elektronike, përmes faqes së internetit të Ministrisë së Brendshme.

Për të gjitha këto dokumente për të cilat po pyesni, Qeveria e RMV-së miratoi një rregullore e cila zgjati kohëzgjatjen e tyre për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në vend. Pra, këto dokumente janë të vlefshme dhe qytetarët nuk kanë nevojë të marrin të reja gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, qytetarët, vlefshmëria e dokumenteve e të cilëve u ka skaduar, do të kenë 30 ditë për të marrë një dokument të ri”, tha Angellovski.