Ne, pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë fituam – humbën politikanët, percjell KlanM postimin nw rrjetet sociale, tw Stojançe Angelovit, Kryetari i partisë “Dinjiteti”, parti kjo që mbledh “branitellat” maqedonas të vitit 2001.

“Sado që neve maqedonasve kjo nuk na pëlqeu, në fund doli se kjo ishte më mirë, për shkak se, në të kundërtën gjakderdhja dhe marrëzia ndëretnike do të merrte përmasa të papara, karakteristike për luftat e Ballkanit dhe do të ishte shumë vështirë që Maqedonasit dhe Shqiptarët të jetojnë në shtet të përbashkët funksional” – tha Stojançe Angellov.

Por, sic njofton KlanM, Angelovi tërheq vëmendjen se edhe sot e kësaj dite ekzistojnë zëra shoviniste dhe separatist, duke drejtuar gishtin tek disa subjekte të vogla politike shqiptare.

“Kjo nuk do të thotë se sot 22 vite më vonë, kur procesi i pajtimit ndëretnik është në fazë prosperuese, duhet të lejojmë që disa subjekte të vogla nga blloku politik shqiptar vazhdimisht të na hipin mbi kokë për të fituar një votë më tepër tek pjesa shoviniste dhe separatist e trupit votues shqiptar, që për hirë të vërtetës, sot është minore por shëumë i zëshëm” – deklaroi Angellov.

Stojançe Angelov, sic njofton KlanM, thotë se Maqedonia është vendi I përbashkët I të gjithëve që jetojnë në këtë shtet dhe se bashkërisht duhet që të mos lejohet keqpërdorimi i raporteve ndëretnike për qëllime ditore politike.