Jeton Akiku, drejtori i Agjencisë për Komunikime Elektronike, në intervistën e sotme për Radio Evropa e Lirë thotë se të qenit dhëndër i ish-zyrtarit të BDI-së, Nevzat Bejta, nuk ka qenë vendimtare që ai të bëhet personi i parë i këtij organi rregullator.

“Unë nuk jam bërë drejtor me gradim, ka pasur një shpallje ku kam aplikuar. Dy kandidat ishim në garë dhe komisioni përgjegjës vendosi që unë të jem drejtor”, theksoi Akiku për REL.

Ai ka ardhur në këtë detyrë duke qenë më parë drejtues i sektorit financiar në AEK.