Shumë diploma, pak kuadro të përgatitura. Shumë të pa punë ndërsa ekonomia dhe industria pa punëtorë. Ky disbalanc i tregut dhe nevojave reale të tij, sipas zv/kryeministrit Angushev po krijohet nga mosfunksionimi i duhur i sistemit arsimor.

Kemi prodhuar së tepërmi gjimnaze, fakultete të panevojshme, kemi dhënë së tepërmi akreditime për Universitete të cilat nxjerrin kuadro të cilat nuk ka se kush i absorbon. Ky është problemi, të cilin e tregon tregu, ku do të gjeni shumë njerëz me diploma të cilët askush nuk i njeh si kualitet. Kjo shkakton revoltë dhe frustrim tek të rinjtë, sepse ata posedojnë diploma mirëpo ajo diplomë nuk është valide për tregun”-tha Koço Angjushev, zv/kryeministër për Çështje Ekonomike.

Zgjidhjen për këtë problematikë, ambasadorja e Zvicrës e sheh tek partneriteti mes Shkollave dhe sektorit privat.

Aktivitetet e realizuara për bashkëpunim mes sektorit privat dhe shkollave në Maqedoni, shpeshherë nuk janë në nivel sistemor dhe zbatohen në mënyrë të strukturuar. Arsimi profesional dhe trajnimi shihen kryesisht si përgjegjësi e shtetit dhe shumë kompani në vend vlerësojnë se sistemi arsimor duhet tu sigurojë punëtor të trajnuar kompanive”-pohoi Sibil Suter, ambasadore e Zvicrës në Shkup.

Ministri i Arsimit u bëri thirrje bizneseve të pranojnë më shumë nxënës nëpër kompanitë e tyre për të kryer punën praktike, ndërsa nga sektori privat kërkoi që të kyçen në përpilimin e modelit të ri të financimit të shkollave të mesme profesionale.