Ardhmërinë energjetike të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor zëvendëskryeministri Koço Angjushev e shikon në krijimin e një tregu të përbashkët energjetik, pa kufij energjetik.

“Në qoftë se duam sistem të qëndrueshëm energjetik në rajon, besoj se formimi i një tregu të përbashkët energjetik, bursë e vetme rajonale dhe vendosje të furnizuesit për energji elektrike dhe gaz është zgjidhje e vërtetë. Derisa nuk arrijmë deri në këtë zgjidhje qeveritë duhet të punojnë në avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe heqje të barrierave administrative për qarkullim të lirë të energjisë”, potencoi ai, duke folur në panelin “Model i qëndrueshëm energjetik rajonal”, në kuadër të “Samitit investues për Ballkanin Perëndimor”, i cili mbahet në selinë e bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim në Londër.

Shtoi se Qeveria e Maqedonisë është kushtuar në uljen e varshmërisë nga importi i energjisë elektrike, si dhe rritje të prodhimtarisë vendore, posaçërisht nga burime ripërtëritëse të energjisë.

“Republika e Maqedonisë është vend me potencial të madh për prodhimtarinë e energjisë elektrike nga burime ripërtëritëse, posaçërisht duke e shfrytëzuar diellin si burim. Për këtë qëllim planifikojmë në vitet e ardhshme që ta rrisim fuqinë e instaluar në centralet fototensionuese për 200 megavatë plotësuese, që është rritje për rreth 1.200 për qind dhe 50 megavatë plotësuese në centralet me erë, përmes vendosjes së modelit të ‘Premisë’”, theksoi Angjushev.

Për mirëmbajtje të stabilitetit energjetik të Republikës së Maqedonisë, Qeveria paralelisht do të punojë në më shumë projekte me të cilët do të rritet prodhimtaria vendore, do të ndikojë në mjedisin më të shëndetshëm jetësor dhe do të zvogëlohet varshmëria nga importi.

“Nuk mund të mbështetemi vetëm në burimet ripërtëritëse të energjisë, për shkak se natyra është a paparashikueshme dhe duhet të kemi prodhimtari e cila do të sigurojë energji optimale elektrike për nevojat e konsumatorëve. Paralelisht do të punojmë në revitalizimin e termo centraleve ekzistuese, për prodhimtari të energjisë elektrike nga qymyri i lartë kalorik, me ç’rast do të ndikojmë pozitivisht në mbrojtjen e mjedisit jetësor”, tha Angjushev.

Shtoi se do të punohet edhe në rritje të burimeve ripërtëritëse të energjisë edhe atë 200 megavatë në centrale të reja fototensionuese, ndërtim të hidro centraleve të reja të vogla, si dhe ndërtim të 50 megatavëve të rinj në centrale me erë. Kapaciteti i pritur në burime të reja për energji, tha, do të ishte rreth 400 megavatë.