Filloi largimi i njërës prej anijeve nga lumi Vardar.

Për ta kumtuar largimin e anijes erdhi kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov.

Ai tha se këto anije kanë përbërë rrezik për qytetarët andaj do të largohen.

“Sot edhe zyrtarisht kemi filluar me demontimin e anijes së parë, nga tre anijet e Vardarit. Sot nisë zyrtarisht procedura e zbatimit. Bëhet fjalë për demontimin anijes, njëherë do largohen enterieri brenda anijes dhe mandej demontimi i gjithë anijes, ku e gjitha do të përfundojë për disa javë”, tha Petre Shilegov – Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Deri sa anija po “fundoset”, kapiteni i anijes po qëndron mbi të.

Ky është menaxheri i anijes, Zharko Milenkovski. Ai thotë se Qyteti i Shkupit nuk ka asnjë kërkesë ndaj neve dhe nuk kemi asnjë borxh ndaj Qytetit të Shkupit.

“Së pari herë dua të tregoj se ky eshte 100% investim privat, të mos i gënjejmë qytetarët, sepse është përmendur që është investim i Qytetit të Shkupit. Ky është investim 100% nga investitor bullgar, është investuar mbi 1 milion e 200 mijë euro”, u shpreh Zharko Milenkovski – menaxher.

Anijet në Vardar janë pjesë e projektit “Shkupi 2014”.

Në studimin për zvogëlimin e rrezikut nga përmbytjet, i përgatitur nga UNDP, së bashku me Qytetin e Shkupit dhe Qendrën për Menaxhim me Kriza, thuhet se anijet e kanë zvogëluar nivelin e rrjedhës së lumit për një të tretën dhe se në Vardar nuk duhet të ndërtohen argjinatura, pengesa dhe objekte tjera.