Këngëtarja e parë që përfaqësoi Shqipërinë në festivalin më të madh të këngës ‘Eurovision’ ishte Anjeza Shahini.

Edhe pse ishte hera e parë që ajo mori pjesë në një event kaq të rëndësishëm të muzikës u rendit e shtata.

Pas një periudhe të gjatë larg skenës Anjeza ka dhënë një intervistë për eurovisionireland.net ku ka treguar me nostalgji pjesëmarrjen e saj në festival.

Anjeza ka pohuar se do të ishte një kënaqësi nëse do të kishte mundësi për një dalje të dytë në Eurosong.

Ajo e ka cilësuar këtë si një trampolinë të mirë për të prezantuar publikun e gjerë me prodhimet e saj muzikore.‘Nëse do të ishte një projekt i shpejtë mund të rrikthehesha, por nuk besoj se do të ndodhë’-ka pohuar Anjeza duke lënë disi të lëkundur mundësinë për të qënë sërish pjesë e Eurosong.‘Eshtë një eksperiencë e mrekkuluesme të marrësh pjesë në Eurosong, sidomos kur je e rritur, që të kuptosh rëndësisnë e vërtetë të ëksaj pjesëmarrje, ndryshe nga hera ime e parë në atë skenë kur ende nuk isha gati për atë që po ndodhte.’-tha Anjeza, e cila prej më shumë se një viti jeton në Angli.

Kënga “Imazhi yt” ishte një prej të parave që ka gjetur mbështetjen e njs publiku të gjerë të shoqëruar me shumë emocione.

Mbetet për t’u parë nëse Anjeza do të rrikthehet sërish në skenën e madhe si përfaqësuese e Shqipërisë.