Nëse nesër mbahen zgjedhjet parlamentare, VMRO-DPMNE në kampin maqedonas do të fitojnë me një diferencë të madhe, sipas rezultateve të sondazhit të kryer nga IPSOS të publikuar nga Plusinfo.

Ndërkaq në kampin politik shqiptar opozita shqiptare ASH dhe Lëvizja Besa së bashku kanë rreth 0,6 % epërsi kundrejt BDI-së.

Në pyetjen se për kë do të votonin nëse nesër mbaheshin zgjedhjet e parakohshme parlamentare:

18,2 për qind e të anketuarve thanë se do të votonin për VMRO-DPMNE,
9,5 për qind thanë se do të votonin për LSDM-në dhe 4 për qind për Të Majtën.

Nga partitë shqiptare,
4,1 për qind për BDI-në,
3,5 për qind për Aleancën për Shqiptarët,
1.2 për qind për Besën,
0.7 për qind për Alternativën,
0.4 për qind për PDSH,
0.2 për qind për PLD
16.5 për qind e të anketuarve kanë qenë të pavendosur, 15.8 për qind kanë refuzuar të përgjigjen dhe 24.6 për qind thanë se nuk do të votojnë.

Sa i përket liderëve, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti është politikani më i besuar me 3% më pas vjen Ziadin Sela me  rreth 2%.

Në bllokun maqedonas kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski është politikan me besimin më të madh në popull, në vend të dytë është presidenti Stevo Pendarovski, dhe në vend të tretë kryeministri dhe kreu i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Sondazhi është realizuar nga 2 marsi deri më 15 mars të këtij viti me 1007 të anketuar.