Nëse nesër mbahen zgjedhjet parlamentare, VMRO-DPMNE do të fitojë me një diferencë të madhe, sipas rezultateve të sondazhit të kryer nga IPSOS të publikuar nga Plusinfo.

Sa i përket liderëve, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti vazhdon të jetë politikani më i besuar me 3% më pas vjen Ziadin Sela me 2%.

Në bllokun maqedonas kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski është politikan me besimin më të madh në popull, në vend të dytë është presidenti Stevo Pendarovski, dhe në vend të tretë kryeministri dhe kreu i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.