Lazio vijon përgatitjet përpara rifillimit të sezonit në Serie A (18 qershor) dhe problemet nuk kanë munguar. Mesfushori Milinkoviç-Saviç ka pasur një duel fizik me portierin shqiptar Marco Alia, gjjë që ka bërë që serbi të lejë parakohe stërvitjen. Ai ka ndjerë sheqtësime në gju, gjithsesi Saviç nuk pritet të mungojë gjatë. Në bazë të kontrolleve të bëra, brenda dy javësh gjithçka do jetë në rregull me futbollistin në fjalë.

Lacialët me në krye Inzaghin po zhvillojnë një sezon fantastik, teksa rivalizojnë Juventusin për titullin kampion. Aty është edhe Interi, por dy pretendentët kryesorë dihen tashmë. Milinkoviç Saviç është ‘’shtylla’’ e të besuarve të trajnerit, ku paraqitjet kanë qënë tejet pozitive.