Grupi haker Anonimus publikoi paralajmërime kërcënuese për presidentin amerikan të sapozgjedhur Donald Tramp, duke theksuar se do të pendohet në katër vitet e ardhshme.

Anonimus në Twitter publikoi thirrje për të gjithë simpatizuesit që të zbulojnë çfarëdo lloj materialesh eventuale komprometuese për Trumpin.

“Tani nuk janë më vitet e tetëdhjeta, informacionet nuk zhduken, gjithçka është këtu. Do të pendoheni në këto katër vitet e ardhshme”, shkroi grupi haker në Twitter.

Trump është i njohur sepse shpesh herë shkruan në Twitter, por ende nuk e ka komentuar kërcënimin.