E njohur për gjuhën urrejtëse ndaj muslimanëve dhe islamit në përgjithësi, ish gazetarja Arbana Xharra, ka postuar një foto nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, duke u ankuar se pse nuk është në gjuhën shqipe një nga tabelat njoftuese aty.

Por ajo tabelë është e një kompanie kombëtare turke; “Turkish Airlines”, e në tabelë shkruhet edhe në gjuhen angleze, por ajo që iu bë halë në sy është gjuha turke.

“Turkish Airlines” operon në 120 shteteve të botës dhe se në Kosovë paska mbetur Arbana nga Gjakova për t’ia thyer rregullat operacionale.

Shihni statusin e antiislamistet Xharra:

Dihet se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, është marë me koncesion pas ofertës më të mirë e për 20 vite nga një kompani turke, ku kompania ka investuar miliona euro në ndërtim në Aeroport dhe se Kosova në bazë të marrëveshjes do të përfitojë majmë nga ky investim.

Antiislamistët urrejnë çdo investim nga shtetet islame, madje shpesh thonë se “ata po ndërtojnë vetëm xhami”, por që dihet mirë se duke qenë antiislamistë janë gënjeshtarë e qyqarë të klasit, sikur Arbana në rastin konkret.