Sot në Gjykatën penale të Kumanovës, është anuluar seanca gjyqësore për rastin e Almir Aliut, përcjell Fol.

Për shkak të mungesës së avokatëve të tre familjarëve të Almirit, të cilët akuzohen për dhunë, është anuluar seanca gjyqësore dhe e njëjta është shtyrë më 29 nëntor.

Boban Iliqi ngarkohet me veprën penale “vrasje me paramendim dhe tentim për vrasje”, ndërsa tre familjarët e Almirit Sedat Aliu, Abdulla Aliu dhe Sami Demiri, akuzohen për vepër penale “dhunë”.