Në Gjykatën Penale Shkup sot u shty seanca për rastin e “Sopot”-it, për shkak se Gjykata nuk mundi ta përcaktojë identitetin e dëshmitarit Ramadan Bajrami letërnjoftimi i të cilit është i pavlefshëm. Seanca e ardhshme do të mbahet më 20 dhjetor, përcjell Fol.

Lënda “Sopot” është nga viti 2003 kur dy ushtarë polakë dhe një shtetas i Maqedonisë humbën jetën kur automjeti i terrenit i NATO-s shkeli në minë. Në këtë rast dhjetë persona janë dënuar për terrorizëm. Ata ngarkohen se në vitin 2003 kanë vendosur mjet shpërthyes në rrugën lokale Sushevë-Sopot.

Rasti “Sopot” sërish u hap sivjet, pasi Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në korrik të këtij viti e dorëzoi lëndën “Sopot” në PTHP, sepse në opinion ishin publikuar bisedat e funksionarëve qeveritarë të lidhur me rastin. /Fol/