Seanca e Këshillit të Prokurorëve Publikë, në të cilën Këshilli duhej të debatonte për sjelljen e prokurorëve të PSP-së, Katica Janeva dhe Fatime Fetai, për rastin e protestave të dhunshme para Komunës Qendër, është anuluar për ditën e enjte.

Seanca e fundit për këtë lëndë është mbajtur më 22 shkurt të këtij viti, ku dy prokuroret e PSP patën një debat të ashpër me gjykatësen Tatjana Mihajlova, pas çka ato u dënuan me 2000 euro, për shkak të mos respektimit të gjyqit.

Seanca e ardhshme në këtë rast është pronlonguar për më 10 mars, një ditë pas seancës së Këshillit.

Në këtë rast të akuzuar janë 14 persona, përfshirë pesë si nxitësit dhe të tjerët si kryesit e drejtpërdrejtë të dhunës. Si i pandehuri i parë është ish kryeministri dhe lideri aktual i VMRO-DPMNE-së,Nikolla Gruevski, të akuzuar tjerë janë edhe ish-ministri Mile Janakieski si dhe ish-këshilltarja në Komunën Qendër, Daniela Rangelova.

Sipas aktakuzës, Gruevski (sipas një “Bombe” të Zaevit) është porositësi i dhunës së ushtruar, kurse Janakievski ka pranuar që nëpërmjet të anëtarëve të partisë të kryejë urdhërin, ku viktimë ishte kryetari i Komunës Qendër Andrej Zhernovski si dhe anëtarë të tjerë të kuvendit komunal.