Në Odën ekonomike serbe në Beograd (PKS) u mbajt seancë e Bordit Drejtues të Forumit Investues të Odës të gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor (Kif ZB6), asociacioni që i bashkon odat ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Bosnja e Hercegovinës, Shqipërisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë, lajmëroi korrespondenti I MIA-s nga Beogradi.

Siç kumtuan nga ky takim I PKS-së, biznesmenët e Ballkanit Peërndimor dërguan apel të përbashkët deri te qeveritë e tyre dhe strukturat politike në rajon të bëjnë gjihçka për ekonominë të funksionojë në mënyrë të mundshme më të thjeshtë dhe të kthehen drejt të ardhmes dhe bashkëpunimit të përbashkët rajonal.

Biznesmenët kërkojnë mënjanim urgjent të të gjitha barrierave afariste dhe ekonomike në rajon, veçanërisht ato që dalin nga marrëdhëniet e këqia politike ndërmjet Prishtinës, Beogradit dhe Sarajevës. Nga qeveritë në Sarajevë dhe Prishtinë ishte kërkuar t’I heqin vizat dhe të gjitha kufizimet tjera të lirisë së lëvizjes. Është kërkuar pranimi i targave dhe sigurimi i automjeteve, që parandalon liri të plotë të lëvizjes dhe punës afariste, që sjellë deri te shpenzimet e panevojshme në punën e ekonomisë.

Odat ekonomike të Ballkanit Perëndimor gjithashtu dërguan porosi të qartë deri te Bashkimi Evropian se është e papranueshme bllokada e mëtutjeshme për vendosje të liberalizimit të vizave për banorët e Kosovës. Prandalimi i udhëtimit të lirë të qytetarëve dhe ekonomisë është në ndeshje direkte me të drejtat themelore të njeriut dhe të drejtat evropiane. Odat ekonomike të rajonit e përkujtojnë Brukselin se liberalizimi i vizave ishte kthimi dhe nxitja më e madhe për zhvillimin ekonomik të të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor.

Së bashku ishte vlerësuar se nisma për heqje të PCR-testit për qytetarët të udhëtojnë në vendet e rajonit, që ishte miratuar në nismën e odave ekonomomike, kishte efekt të madh mbi aktivitetin afarist të kompanive.(Zhurnal.mk)