Mateos Lotis nga Pogradeci I Shqipërisë, nga dita e djeshme në ora 08.30 rezulton I humbur. Për herë të fundit, djali ka qenë tek Stacioni I autobusave në Gostivar, ku së bashku me babain Kristo Lotis kanë ngrënë bukë. Për një moment djali është larguar dhe nga ai moment babai nuk e ka parë më.

Mateos është 12 vjeç. Për herë të fudit ka qenë i veshur me një bluzë të kuqe, jelek të zi dhe pantallona të zeza.
Prindi e ka denoncuar rastin edhe në polici. Ai me bashkëvendasit e vetë, nga dita e djeshme nuk ka ndaluar së kërkuari djalin, por nuk ka arritur ta gjej në asnjë vend. Ai lutet që nëse dikush e ka parë, ta njoftojë policinë sa më parë, sepse djali vuan nga sëmundja e epilepsisë dhe babai druan nga më e keqja.Tv2