Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka njoftuar se është realizuar pagesa e 2 muajve të prapambetur të asistencave sociale dhe për përkujdesje. Në fillim të këtij muaji është bërë pagesa e parë cila është vonuar dhe me datë 14 është bërë pagesa e dytë. Sipas Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, inspektorët janë në teren për të inspektuar nëse pagesat realizohen normalisht ose ka keqpërdorime eventuale.

“Kur pashë se kishte çrregullime në paga dhe një muaj vazhdimisht vonohemi, me rishikimin e buxhetit mundësuam fonde që qytetarët muaj për muaj t’i marrin këto para dhe nga muaji i ardhshëm do t’i marrin edhe më herët,siç është bëre paga e dytë,nga i 15 i muajit që të jemi korrekt që të mos presin deri në fund të muajit”, deklaroi Milla Carovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.