Vetëm edhe pak dit kanë mbetë që Diaspora të regjistrohet për të votuar në Referendumin e 30 shtatorit.
Nga shifrat zyrtare deri në këto momente janë paraqitur vetëm 2060 votues edhe atë më shumë në Slloveni.

Apelet e BDI-së drejtuar Diasporës si duket kanë ndikuar negativisht dhe kanë qenë irituese për diasporën e cila nuk tregon interes për tu regjistruar.

Nëse vazhdohet me kët trend deri në mbarim të afatit për regjistrim vështirë se mundë të kaloj mbi 2 500 numri i votuesve nga Diaspora që do të marrin pjesë në Referendum,që do të ishte dështim total i qeverisë LSDM-BDI me apelet e tyre drejtuar Diasporës.