Alternativa për Ndryshim në komunën e Preshevës siç mësohet jozyrtarisht ka fituar bindshëm zgjedhjet lokale, duke kryesuar gati në të gjitha qendrat e votimit, duke u thirrur në rezultatet e para nga vendvotimet ku janë numëruar votat.

Kjo frymë e fitores vjen edhe nga rezultatet e para që kanë dalur, siç janë ato në vendbanimin më të madh të kësaj komune, fshatin Miratoc, ku APN e udhëhequr nga Shqiprim Arifi ka dalur e para me vota.

Kryesimi i saj sipas rezultateve të para është regjistruar edhe në fshatrat e tjerë si Tërnavë, Bushtran, Raincë, por edhe në vendvotime në Preshevë.

Komisioni Qendror komunal po vazhdon numërimin e votave, ndërsa sipas rezultateve të para, PDSH rangohet partia e dytë që po shënon rezultate pozitive, derisa partitë e tjera kanë rezultat më të dobët.

Sondazhet e zhvilluara gjatë fushatës paralajmëruan fitoren e APN, ndërsa këtë e kishte bërë të ditur edhe një analizë e bërë nga organizata rajonale OBRIE. Varësisht nga rezultatet partia e parë që do të dal në këto zgjedhje do të duhet të bëj koalicionime për të formuar qeverisjen lokale. Të drejtën e votës në këtë komunë sot e shfrytëzuan mbi 38 mijë votues.